Aktualitet

Vaksinimi – Të hënën nis aplikimi i dozës së tretë në Maqedoninë e Veriut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:02 - 23/09/21 |
mapo.al

Të hënën në Maqedoninë e Veriut fillon aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Rekomandimi sipas Ministrisë së Shëndetësisë është specifikuar që dozën e tretë ta marrin personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor dhe qytetarët që kanë imunitet të dobët. Doza e tretë rekomandohet Pfizer&Biontech.






“Nuk ka nevojë që qytetarët tanë të dalin jashtë shtetit për të marr dozën e tretë të vaksinës. Ne tani japim kritere sipas përvojave të shteteve tjera apo instituteve ndërkombëtare se cilat janë ato kategori të qytetarëve që duhet të vaksinohen.


Të gjithë qytetarët pa dallim se çfarë lloji të vaksinave kanë marrë më parë, mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinave. Ka sasi të mjaftueshme në cilindo pikë. Ky proces do të filloj të hënën sepse disa çështje duhet të përgatiten edhe në sistemin elektronik”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.







Filipçe tha se deri të hënën do të rikonfigurohet sistemi “Termini im” dhe kategoritë e qytetarëve do të jenë të njoftuar me sms porosi për vaksinimin me dozën e tretë.



“Rekomandohet doza e tretë e vaksinës Së paku 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë ku të gjithë qytetarët, të cilët kanë marr dozën e dytë duke kaluar afatin 6 mujor do të marrin sms porosi që tani mund të paraqiten për të marr edhe dozën e tretë të vaksinës. Njoftimi do të jetë në formën e njëjtë sikur edhe për terminët e caktuara nga sistemi “Termini im”, theksoi Filipçe.



Vaksinimi me një dozë ka arritur në 37% e popullsisë në vend, ndërsa sot u kalua shifra mbi 700 mijë i të vaksinuarve me dy doza, megjithëse intensiteti për vaksinim është ngadalësuar sërish.

Ende nuk dihet nëse edhe doza e tretë do të jetë e detyrueshme duke përfshirë kufizimet me masa strikte siç janë hyrja në restorante, kalimi i pikave kufitare dhe të ngjashme. Përderisa mbrëmë arritën edhe 100 mijë doza Pfizer përmes mekanizmit “Covax”, kreu i ministrisë tha se posedojnë rezerva të mjaftueshme si 250 mijë doza Pfizer&BioNtech, 100 mijë Astra&Zeneca dhe 50 mijë Sinovac.

8


Etiketa:

Pas