Vaksinohet kundër Covid-19 i moshuari i parë në Shqipëri. Ai është një nga banorët e azilit shtetëror të të moshuarve në Shkodër.
Prezent në proces ka qenë edhe kryeministri Edi Rama e ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Pritet gjithashtu të vaksinohen kundër virusit shpesh vdekjeprurës edhe 45 të tjerë të moshuar të azilit në Shkodër.
Në ambientet e Pallatit të Sportit nisi më herët procesi i vaksinimit për bluzat e bardha të qytetit veriperëndimor.
Ministrja Manastirliu njoftoi se brenda javës do të nisë vaksinimi edhe në Vlorë, ndërsa shtoi se numri i të injektuarve do të intensifikohet.