Aktualitet

‘Vala e dytë e koronavirusit ka mbërritur në Gjermani’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 27/07/20 |
mapo.al

Michael Kretschmer, një anëtar i partisë së Angela Merkel, ka thënë se vala e dytë e koronavirusit ka ardhur tashmë në Gjermani.


Alarmi i tij vjen pasi të premten dhe të shtunën ka pasur mbi 800 raste të reja në ditë. Ai u shpreh kështu për “Rheinische Post”: “Vala e dytë ka ardhur tashmë. Po e shikojmë çdo ditë. Kemi vatra të reja çdo ditë që mund të shkaktojnë numra të mëdha infektimesh”.


Autoritetet shëndetësore në Gjermani thonë se shtimi i rasteve vjen për shkak të grumbullimeve dhe kthimit të turistëve.


Deri më sot, në Gjermani janë regjistruar mbi 205 000 raste me koronavirus dhe mbi 9100 viktima.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas