Aktualitet

“Vala e dytë e koronavirusit në Itali do të jetë edhe më e rëndë”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:39 - 05/05/20 |
mapo.al

Italia do të goditet nga një valë e dytë koronavirusi që do të jetë edhe më e rëndë sesa vala e parë. Kështu thuhet në një raport të “Imperial College London”, kërkuesit shkencorë të të cilit kanë bërë një parashikim me 3 skenare për valën e dytë të Covid-19 në shtetin fqinj.


Skenaret janë: nëse Italia do të vijojë të qëndrojë në karantinë, nëse do të kthehet me 20% në normalitet dhe nëse do të kthehet me 40% në normalitet.


Sipas britanikëve, një kthim me 20% në rutinën e përditshme do të shkaktonte 5 000 viktima të tjera. Një kthim me 40% do të sillte rreth 23 000 viktima më shumë për dy muajt e ardhshëm.


Kërkuesit shkencorë pranojnë se parashikimi i tyre është pesimist dhe se nuk ka marrë parasysh masat parandaluese. Prandaj ata thonë se kanë shumë rëndësi distancimi social dhe mbajtja e maskave në publik.


Italia tashmë ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave. Miliona italianë tashmë lejohen që të kthehen në punë, të dalin në parqe për vrap dhe të takojnë të afërm.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas