Aktualitet

Vala e rasteve të reja, Beogradi rikthen masat kufizuese





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:23 - 03/07/20 |
mapo.al

Autoritetet e bashkisë së Beogradit shpallën situatën e emergjencës në kryeqytetin serb, vatër kryesore e valës së re të infeksioneve të koronavirusit.


Për të kufizuar përhapjen e virusit, oraret e hapjeve së klubeve të natës, bareve, kafeneve dhe restoranteve janë kufizuar nga ora 23:00 deri në orën 06:00.


Takimet dhe mbledhjet do të lejohen deri në 100 persona brenda një ambienti, me maska dhe distancë fizike prej 1,5 metrash dhe 500 jashtë ambienteve të mbyllura.


Është gjithashtu e detyrueshme përdorimi i maskës në transportin publik.


Në Serbi, pas një periudhe të rënies progresive të infeksioneve dhe lehtësimit pothuajse të plotë të kufizimeve, rastet e koronavirusit janë shtuar këto ditët e fundit.

Përveç Beogradit, në situatë emergjente janë edhe disa qytete të tjera kryesore si Novi Pazari, Vranja, Kragujevaci dhe Tutin.

Presidenti Aleksandar Vuçiç, duke folur mbrëmë në televizionin publik RTS, kishte parashikuar masat e reja kufizuese në Beograd, duke theksuar se mbi 82% e infeksioneve në të gjithë vendin ishin regjistruar në kryeqytet.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas