ShowBizz

Valbona Selimllari feston ditëlindjen, ja si e surprizojnë fëmijët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 24/05/19 |
mapo.al

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari sot feston 47 vjetorin e saj të lindjes. E teksa duket sikur vitet janë treguar shumë dashamirëse me të, Valbona u ka treguar ndjekësve në rrjetin social “Instagram” surprizën që fëmijët kishin përgatitur për të.


“Gëzuar ditëlindjen mami më e mirë, të duam”-shkruhet në kartolinën e bërë enkas nga ata, të publikuar nga Valbona.


Ikona e bukurisë shqiptare ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem. Ajo është munduar me fanatizëm që t’i mbajë larg vëmendjes mediatike, ndonëse dy vitet e fundit duket se nuk i ka bërë dot ballë tundimit për t’ia prezantuar publikut. Madje vajza e saj Vivien është bërë këtë vit pjesë e kastit të vogëlushëve të emisionit “Në Kurthin e Piter Panit”.



 


Etiketa:

Pas