Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Valdrin Pjetri dhe Altin Doda djemtë e baballarëve të pushtetshëm

by ro ot
14/08/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Më 27 Janar 2003 dy të rinj shqiptarë që kishin shkuar për studime në Firence të Italisë kapen duke trafikuar drogë. Ata janë Valdrin Pjetri dhe Altin Doda. Më datë 12 Qershor 2003 ata u dënuan me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë. Më pas autoritetet italiane i dëbuan dy të rinjtë shqiptarë që në Shqipëri nuk ishin as më shumë as më pak, por djali i një ministri dhe djali i një drejtori të rëndësishëm. Konkretisht Valdrin Pjetri, djali i Luigj Pjetrit që në vitin 2003 mbante detyrën e Drejtorit të Divizionit dhe Shpërndarjes në KESH dhe Altin Doda, djali i ministrit të Energjetikës në qeverinë Nano, Viktor Doda.

Kjo histori nuk kishte për të dalë kurrë, nëse Valdrin Pjetri nuk do ti ngjiste me shpejtësi shkallët e karrierës, si drejtor Hipoteke, Prefekt në Shkodër, kandidat për Kryetar Bashkie, dhe drejtues politik i PS-së në Shkodër. Gjithashtu kjo histori nuk kishte për të dalë, nëse sot nuk do të kishim ligjin e Dekriminalizimit. Dhe pikërisht në formularin e Dekriminalizimit Valdrin Pjetri ka shkruar se nuk është dënuar asnjëhere, por Partia Demokratike zbuloi dhe provoi me dokumente se Valdrin Pjetri, sot pretendet për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës, 16 vite më parë është dëbuar nga Itali si trafikant droge.

PD-ja me 1 gur vrau dy zogj! Bashkë me Pjetrin u zbulua edhe Altin Doda, që është koordinatori i PS në njësinë 3 në Tiranë.

Ky nuk është rasti i parë që kreu i qeverisë Edi Rama katapulton në poste shumë të rëndësishme njerëz me të shkuar kriminale. Ajo çka është problematike është se Kryeministri nuk mban asnjëherë përgjegjësi për veprimet e tij. Valdrin Pjetri rrezikon të mos hyjë kurrë në Bashkinë e Shkodrës, një bashki kjo e drejtuar historikisht nga e djathta. Gjithsesi fjalën e fundit pritet ta thotë prokuroria e cila ka tagrin ti kërkojë KQZ-së ndërprerjen e mandatit të Pjetrit dhe nisjen e hetimeve për të, pasi ka mashtruar me formularin e Dekriminalizimit.

Meqenëse u zbulua se Valdrini me të shkuar kriminale nuk është krejt rastësisht në politikë, tashmë do të presim të shohim se çfarë do të bëjë Kryeministri Rama dhe PS-ja në pushtet?! Çfarë do ti thotë elektoratit të Shkodrës, po të Shqipërisë, që edhe pse me zgjedhje njëpartiake, nuk arriti të gjejë një drejtues të denjë?!

/MAPO.al

*Dokumentet e policisë italiane që publikoi PD-ja

 


Foto: Luigj Pjetri

dhe Viktor Doda

Tags: Altin Dodadrogakriminalluigj pjetriPSpushtetRamate denuarValdrin Pjetriviktor doda

JU SUGJEROJME

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
Bota

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj

15/05/2022
Vladimir Putin bie dakort që në Mariupol të ndërhyjë Kryqi i Kuq
Bota

A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

15/05/2022
Nuk iu kishte dhënë borxhin, dy persona e marrin peng dhe dhunojnë 31-vjeçarin
Aktualitet

Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë

15/05/2022
Plagoset me armë 39-vjeçarja në Vlorë
Kronika

Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë

15/05/2022
Next Post
Dekriminalizimi/ Basha: Rama bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin

’30 qershori’ i Ramës bie në Shkodër

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
  • A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In