Kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri ka publikuar mbrëmjen e sotme dy dokumente, lëshuar nga autoritetet italiane, që sipas tij vertetojnë pastërtinë e figurës. Ky demonstrim bëhet prej tij pas akuzave të PD-së se është dëbuar nga Italia në vitin 2001.
“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.
Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.
Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.
Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, shkruan Pjetri në facebook.