Valencia ka shtangur Barcelonën në pjesën e parë që po luhet në Camp Nou. Valencia ka kaluar dy herë në avantazh dhe vetëm nga fundi i pjesës së parë, Mesi ka arritur të ngushtojë rezultatin në 1 me 2. Pjesa e dytë pritet e vrullshme.
Ky rezultat momental favorizon Atletikon e Madridit që vjen e dyta në renditje me 5 pikë diferencë, dhe që do të përballet nesër me Betis në fushën e saj. Edhe Real Madrid luan nesër në Santiago Bernabeo me Alaves, por shanset për titull në kampionat janë venitur pasi Barcelona është shkëputur 10 pikë përpara./Gazeta Mapo/