Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Valsi i lumturisë së Rajmonda Kamberit

Durrsakja që spikati me zërin që fëmijë dhe u brohorit si një "Joselito" e Shqipërisë vjen pas shumë vitesh me një koncert recital, organizuar nga Gjergj Leka

by us er1
14/07/2022
in Kryesore, Kultura, Revista
0

Ka gjëra që harresa nuk mundet t’i fshijë…Një prej tyre është zëri. Vitet ndryshojnë portrete, zbehin shprehi, por zëri, tingulli, timbri, ngrohtësia zgjon ndjesi të lidhura ngushtë me kujtimet. I tillë është vokali i Rajmonda Kamberit, durrsakes me zërin e ëmbël që i rikthehet publikut me recistalin “Dëgjoni këngën time”.
Është Gjergj Leka që zgjon nostalgjinë, jo vetëm me organizimin e këtij koncerti, që transmetohet të shtunën mbrëma në News 24 dhe valët e Radio24, por edhe i sjell të riorkestruara dhe të freskëta në kohë këngët, për një publik të gjerë.


Një vals lumturie për Rajmonda Kamberin, e cila u bë e njohur me interpretimin e këngës së famshme, që po aq famë i dha edhe artistes Vaçe Zela.
Por Vaçe Zela nuk është i vetmi zë i madh me të cilin e kanë krahasuar Kamberin. Ngjashmëri të madhe kanë vërejtur kritikët e muzikës me atë të Tefta Tashko Koços. Një homazh për Tefta Tashkon përmes dy këngëve, që vijnë me zërin e Rajmondës dhe ri-orkestrimin e Gjergj Lekës.
I tyri nuk është takimi i parë. Një ritakim pas shumë kohësh, kur kantautori dhe producenti i njohur e spikati Kamberin në provat e Festivalit të Interpretuesve të Rinj. Interpretoi këngën “Djaloshi me këmishë flakë të kuqe”. Interpretimi i denjë e nderoi. Ky ishte ndoshta edhe shpagimi i këngëtares për padrejtësitë shoqërore, pasojë e regjimit diktatorial.
Jeta ishte treguar jo e drejtë me të. Ëndrrat e kompozuara me nota e tinguj, u lanë në mes një ditë të beftë pasi i arrestuan të atin, me pretendimin e shpërdorimit të detyrës. Prej moshës 6 vjeçare kishte frekuentuar Shtëpinë e Pionierit, ku veç këngës merrte mësime kitare dhe baleti. U veçua nga mësuesja e saj Nazmije Mici si soliste dhe doli e para në Festivalin e Pionierit, në Durrës. Po atë vit e me të njëjtën këngë merr pjesë në Festivalin Kombëtar në Shkodër, ku vlerësohet me Çmimin e Dytë.
Ishte vetëm 12 vjeç, kur mori përsipër të interpretonte “Valsi i Lumturisë”.
Të pashuara në kujtesë i kanë mbetur duartrokitjet e nxehta të publikut dhe brohorimat “Joselito!”, duke e krahasuar me fëmijën prodigy të muzikës spanjolle.
Fama e fëmijës-këngëtare zgjati për disa vite, ku Kamberi interpretoi në festivale që organizoheshin në Pallatin Rinia dhe atë Aleksandër Moisiu, të Durrësit.
Të gjitha këto ia mohuan, kur të atin ia akuzuan pa fakte, vetëm pse kishte kundërshtuar dikë në Komitetin e Partisë.



E larguan nga programi artistik i shkollës, mësuesit u rrekën t’i ulnin notat, por jo krenarinë.
U munduan ta zhbënin emrin e saj, të cilin e kishin lëvduar e ngritur në piedestal, por zëri i Rajmondës i mposhti.
Pas gjashtë muajve e kërkuan sërish në veprimtaritë kulturore. U kthye, por zemërthyer. Por rruga e sukseshme për të fituar zemrat e publikut, vazhdonte e pandalshme. Interpretoi në Estradën e Durrësit dhe çdo institucion kulturor të qytetit. Kamberi ishte zëri i bukur i Durrësit.

Fati nuk ishte i gjithi kundër këtij talenti, që u përplas herët me dhunën e diktaturës. Pati mësues mjeshtra si Zeliha Sina, Ibrahim Tukiçi, Luiza Papa.
E zgjodhën të këndojë në Ansamblin Shtetëror, drejtuar atëkohë nga kompozitori i njohur Agim Krajka. Mëson edhe nga kolegët me përvojë si Naile Hoxha, Fitnete Rexha, Hysni Zela, Zeliha Sina. Merr mësime kantoje nga profesori Ramiz Kovaçi, për t’u pranuar në Konservator.
Një tjetër zhgënjim për këngëtaren e re, me zë të madh. Nuk e pranuan. Arsyeja ishte e ashtuquajtura “biografi e keqe”, për shkak të arrestimit të të atit.
Nuk u dorëzua. U përpoq për të dytin vit, por censura ishte e ashpër dhe e zellshme për të sakrifikuar talente në emër të ruajtjes së regjimit.

Por megjithë pengesat, nuk e ndali vrullin muzikor. E nderoi Durrësin kudo ku mori pjesë dhe dalloi mes shoqeve. Në festivalet e Radios, emri i Rajmondës dominonte mes shumë konkurenteve durrsake.
U largua nga vendi i saj, më 1990, në kapërthyell të ndryshimeve të mëdha. Pak shpresë i kishte lënë vendi që nuk e la potencialin e saj të lulëzonte. E nisi gjithçka nga e para, por pa hequr dorë kurrë nga muzika.
Ritakohet me kompozitorin Gjergj Leka, që ia vuri në pah zhdërvjelltësinë dhe potencialin e vokalit në atë festival intepretuesish të rinj dhe vjen me koncertin e saj recital, pas shumë vitesh si një dëshmi se zërat si i saji, nuk harrohen.
Një vals lumturie kënga e Rajmondës që e sjell në dy orë në një rrugëtim jete. Edhe njëherë fëmija i talentuar, të cilën e brohorisnin me admirim.

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
“Vdiq tregtari i vdekjes”, si mund të ishte globi pa dinamitin dhe bombën bërthamore

“Vdiq tregtari i vdekjes”, si mund të ishte globi pa dinamitin dhe bombën bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In