Mapo Letrare

Valsi që luhet frengjisht






               Publikuar në : 13:26 - 13/04/19 |
mapo.al

Botohet në Francë romani “Valsi i lumturisë”, i shkrimtarit Ylljet Aliçka, botuar nga shtëpia botuese L’esprit du temps, përkthyer nga Michel Aubry, me parathënie të Ismail Kadaresë, i cili ndër të tjera shkruan: «Një roman i shkruar me art dhe dinjitet»,


Në daljen e romanit “Valsi i lumturisë” botuesi francez shkruan :
« Një rrëfim jashtëzakonisht ironik dhe absurd, i frymëzuar nga një histori e rrallë, ku zbulohen dy botë, gjë e rrallë kjo në romanin tradicional.
Është kjo qasje që e bën letërsinë e Aliçkës origjinale dhe njerëzore. »

Botimi në frëngjisht i këtij romani pason botimin në italisht nga shtëpia botuese « Rubbettino », për të cilin gazeta Corriere della sera ka shkruar “Qesh hidhur tek lexon këtë roman, e megjithatë qesh.”

Ndërsa ish ambasadori italian në Tiranë, Mario Bova ka shkruar në revistën « L’indice » : « Për temën e emigracionit në Europë, një reflektim krejt i veçantë na vjen nga Shqipëria. Atë na e sjell një prej intelektualëve më interesantë të Ballkanit, shqiptari Ylljet Aliçka. Si vepër letrare, Il sogno italiano (“Valsi i lumturisë”) i kapërcen fuqishëm kufijtë e një hapësire kombëtare e lokale, për të arritur fuqinë e një reflektimi mbarëeuropian, për tragjedinë e tmerrshme të fenomeneve të emigracionit drejt kontinentit. »


Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas