Rafael Van der Vart nuk e ka ndërmend të largohet nga Totenhami. Mesfushori holandez ishte qendër e spekulimeve rreth një largimi të mundshëm nga klubi anglez, por ishte vetë ai që e konfirmoi qëndrimin në Londër. “Gjatë janarit nuk do të lëviz”, ka thënë përfaqësuesi holandez për mediat angleze. Van der Vart, me një të kaluar në Real Madrid, është bërë lojtar i rëndësishëm i ekipit të Herri Redknapit, në dy sezonet e fundit. Prandaj, menaxheri anglez nuk e ka ndërmend të heq dorë nga regjisori i lojës së tij, të paktën deri në verë.