Aktualitet

Vangjel Tavo: Përgjigjja nga anëtarësia ka qenë maksimalisht e mundshme, ja sa kanë votuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:04 - 21/11/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo deklaron nga Gjirokastra se anëtarësia e këtij qarku i është përgjigjur maksimalisht këtyre zgjedhjeve brenda partive.


Tavo thotë se vetëm në Bashkinë e Gjirokastrës ka 197 votues deri tani kurse nga Këlcyra, Përmeti, Tepelena e Memaliaj në këto momente ka 400 votues.


Ai gjithashtu zbulon se një numër i koniderueshëm qytetarësh i ësht përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë pjesë e LSI.



DEKLARATA E VANGJEL TAVOS
Edhe pse në këtë situatë përgjigja nga anëtarësia e LSI-së ka qenë maksimalisht e mundshme. Siç e shikoni deri tani janë rreth 197 votues vetëm për Bashkinë e Gjirokastrës vetëm për këtë qendër votimi dhe nga informacionet që kam nga Përmeti dhe Tepelena, ku votojnë dhe Këlcyra në Përmet, edhe Tepelena në Memaliaj, në total deri në këto momente kanë kaluar 400 votues, anëtarë të LSI-së.


Lexo edhe :  LIVE - Nis procesi i zgjedhjeve në LSI në të gjithë vendin, fluks anëtarësh (VIDEO+FOTO)

Gjithashtu kohët e fundit në procesin e ristrukturimit dhe riorganizimit në LSI, ku janë zhvilluar zgjedhjet në organizatat e LSI-së, kemi pasur një numër të konsiderueshëm qytetarësh që janë bërë tashmë pjesë të kësaj force politike dhe këtë e them me kënaqësi pasi njerëzit, qytetarët e qarkut të Gjirokastrës, ashtu si edhe në të gjithë Shqipërinë, po i përgjigjen pozitivisht ftesës së LSI-së për t’u bërë pjesë aktive jo vetëm e forcës sonë politike, por për t’u bërë pjesë aktive e ndryshimeve të mëdha që do të pasojnë pas datës së 25 prillit.



Etiketa: ,

Pas