Pjesa e dytë e ditës së sotme parashikohet të vijojë më vranësira dhe reshje me intensitet të ulët, megjithëse temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.
Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të jenë një karakteristike e muajit maj.
Ato do të jenë me karakter lokal dhe të herëpashershme. Deri në orët e vona të mbrëmjes temperaturat do të qëndrojnë në 28 gradë celsius.
Ditën e nesërme do të keni një ulje të tyre në vlerat e tyre minimale dhe maksimale me dy gradë.
Deri në fundjavë temperaturat pritet të shkojnë në 25 gradë celsius.