fbpx

Teknologji

Vapën e ndjen edhe iPhone, ja si ta ruani nga temperatura





               Publikuar në : 19:35 - 29/08/19 |
mapo.alm

Nëse e lini telefonin iPhone në diell, do të shihni një mesazh paralajmërues që ju thotë se iPhone juaj duhet që të qetësohet para se ta përdorni.


Por çfarë ndodh në të vërtetë kur iPhone bëhet shumë i nxehtë?



Sipas “Apple”, iPhone-t punojnë në zona ku temperatura e ambientit është midis 0-35 gradë celsius. Temperaturat më të larta bëjnë që telefoni juaj të ndryshojë sjelljen, në përpjekje për të rregulluar temperaturën.


Përdorimi i “iPhone” në temperatura më të larta se 35 gradë celsius mund të ndikojë në jetën e baterisë. Në uebsajtin e “Apple” thuhet: “Përdorimi i një pajisjeje iOS në kushte shumë të nxehta mund të shkurtojë përgjithmonë jetëgjatësinë e baterisë”.

Ky shkurtim i jetës së baterisë ndodh për të mbrojtur komponentët e brendshëm dhe për të parandaluar ato nga mbinxehja. Gjithashtu do të vini re ngarkimin e ngadaltë, ndriçimi i ekranit dhe sinjali i dobët qelizor. Njëkohësisht do të çaktivizohet përkohësisht edhe blici i kamerës, ndërsa performanca në aplikacionet grafike-intensive do të ngadalësohet.

Dhe çfarë duhet të bëni për ta shmangur një gjë të tillë?

Nëse shikoni se iPhone është nxehur shumë, atëherë ka disa mënyra për t’i ulur temperaturën.

“Apple” shpjegon: “Për të rifilluar përdorimin e pajisjes suaj sa më shpejt që të jetë e mundur, fikeni atë, lëvizeni në një mjedis më të freskët dhe lejojeni që të qetësohet”.

Disa mënyra të tjera sesi të kujdeseni për iPhone:

Ndajeni telefonin tuaj nga pajisje të tjera

Fshini aplikacionet që nuk i përdorni, pasi kjo redukton ngarkesën e punës së telefonit.

Shmangni përdorimin e ngarkimit të iPhone derisa të kuptoni se ai ka pushuar mjaftueshëm.


Etiketa: , ,

Pas