Leicester e ka nisur me këmbën e duhur sezonin e ri të Premier League.
Dhelprat, në fakt, kanë marrë një fitore të pastër 3-0 në fushën e WBA-së, në javën e parë të kampionatit anglez 2020-21.
Ndeshja është zhbllokuar në pjesën e dytë.
Protagonisti i ndeshjes ka qenë Jamie Vardy, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Premier League.
Sulmuesi ka qenë autor i një dygolëshi nga pika e bardhë e penalltisë (73′, 83′).
Castagne (57′) ka qenë autori i golit të parë të Leicester.