Aktualitet

Varhelyi i përgjigjet kritikave të Ramës: BE s’e ka harruar Shqipërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 01/03/21 |
mapo.al

Komisioneri europian Oliver Varhelyi deklaroi nga Brukseli se Ballkani, përfshirë këtu Shqipëria, nuk është harruar nga BE, përsa i takon luftës me pandeminë Covid-19. 





Kjo deklaratë vjen si përgjigje ndaj kritikave të kryeministrit Edi Rama, se Shqipëria u la në harresë nga Bashkimi Europian përsa i takon sigurimit të vaksinave anti-Covid.


“Kemi arritur ku duhet, vlerësimi që po u japim është se gjithçka është përmbushur për çeljen e konferencës së parë. Ne u mobilizuam menjëherë dhe sollëm mbështetje domethënëse për Ballkanin, për COVID-in. Mendoj që është kontributi ynë për rimëkëmbjen ekonomike pas Covid. Europa do që të jetë pjesë e rimëkëmbjes në vendet e Ballkanit Perëndimor.




Ne sot flasim a kemi vaksina dhe siç e keni parë dhe vendet anëtare kanë probleme me këtë, dhe ne nuk kemi harruar Ballkanin Perëndimor, ne po punojmë ditë e natë që të marrin vaksinat dhe t’i çojmë në këto rajone, dhe ne po punojmë jo vetëm me COVAX, dhe po ju them që do kemi një shpërndarje të parë nga Astrazeneca, dhe po punojmë edhe me iniciativën tonë, për ta sjellë ndihmën aty ku duhet.


Lexo edhe :  Basha me fermerët në Baldushk: S'premtoj hënën, por subvencione sipas djersës

Kemi vënë re se si është vënë në zbatim kjo marrëveshje e Stabilizim Asociimit. Shqipëria së shpejti do të ketë zgjedhje, ne shprehëm shpresën që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme, dhe do kemi provën e parë të demokracisë shqiptare dhe pas zgjedhjeve të vazhdojmë punën. Inkurajuam Shqipërinë që të mos ndalojnë së punuari edhe gjatë fushatës, bëhet fjalë për çeljen e negociatave”,  – tha Varhelyi.


LEXO EDHE:

Rama kritik edhe në Bruksel: Po shohim për vaksinë jashtë Europës

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas