Aktualitet

Varhelyi me ministrin gjerman: Sa më shpejt negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:56 - 22/03/21 |
mapo.al

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi këtë të hënë është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas.





Varhelyi përmes një postimi në Twitter bën me dije se temë kryesore në këtë takim ka qenë situata pandemike në Evropë.


Zyrtari i lartë i Brukselit,  bën me dije se në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor e veçanërisht Shqipërinë dhe Mqedoninë e Veriut.





“Diskutim i mirë sot me ministrin e jashtëm Heiko Maas. Shkëmbyem pikëpamjet për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të lëvizur përpara në procesin e integrimit në BE, duke përfshirë edhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë sa më shpejt të jetë e mundur. Beteja jonë për të ndihmuar rajonin në luftën kundër Covid-19 vazhdon”, shkruan Varhelyi.

Lexo edhe :  Varhelyi: Javën tjetër, 651 mijë vaksina në Ballkan, ja sa përfiton Shqipëria


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas