Varianti i ri i Covid-19, i zbuluar pak ditë më parë në Britani të Madhe, ka ngjallur frikë në Europë.
Në vazhdën e diskutimeve për pasojat që mund të sjellë te njerëzit, është bërë edhe shefi i kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti.
Në një postim në “Facebook”, Panariti thotë muajt vijues do të jenë shumë vendimtarë.
Ai ndalet gjithashtu tek mutacionet që po pëson Covid në disa shtete, dhe shton se ky proces veçse do të përshpejtojë përhapjen e virusit në popullata.
Postimi i Edmond Panaritit në “Facebook”:
Askush nuk di asgjë!
“Genomika”, pra mënyra e sjelljes dhe e veprimit të virusit COVID-19, mbetet ende një mister i madh!
Po ndjek reagimet e virologëve, epidemiologëve, imunologëve të qëndrave më të spikatura botërore lidhur me sjelljen e tashme dhe të ardhme të virusit dhe shprehjet më tipike të tyre janë: Nuk kemi prova të mjaftueshme, ka të ngjarë, ndofta, është e mundur!
Por ajo që me sa duket po ndodh është ndryshimi konstant i virusit…(varianti anglez është ai më i fundit, po ashtu ai Afrikano Jugor, ai Danez para disa muajsh ai i Italisë së Veriut, etj)
Këto ndryshime ndodhin për dy qëllime :
- Që virusi të përhapet më shpejt.
- Që ai të godasë më fort
Këto quhen me gjuhë Darviniane, përshtatje të mbijetesës së virusit. Që potencialisht mund të neutralizojnë edhe skemat e luftimit të tij.
Varianti anglez i ndryshimit më të fundit, duket se përshpejton përhapjen në popullatë! Varianti Danez, i para një muaji i krijuar te kunadhet pas infektimit të tyre, duket se shtyp reagimin imunitar, pra rrit agresivitetin e virusit.
Çfarë po ndodh?
Koha do ta tregojë!
Muajt që vijnë do të jenë shumë të vështirë por vendimtarë.
Prandaj gara për vaksina po kthehet në një makth.
Kush vaksinon i pari, kursen jetë dhe pasoja shëndetësore në njerëz!