Kryesore

Varlehyi: Reforma Zgjedhore, kusht për Konferencën e parë Ndërqeveritare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:22 - 07/10/20 |
mapo.al

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi gjatë fjalimit në Kuvend se Reforma Zgjedhore është kusht për Konferencën e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.






Varhelyi inkurajoi përmbushjen e detyrimeve të kërkuara nga Brukseli për ta afruar Shqipërinë sa më pranë perspektivës europiane.


Duke iu referuar raport-progresit, Varhelyi tha se vendi ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së gjitha kushteve që duhen para Konferencës Ndërqeveritare, por ftesa e Shqipërisë për në këtë Konferencë është e kushtëzuar nga Reforma Zgjedhore, gjë e cila u tha edhe nga kryekomisioneri nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.







“Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare. Vijimësia e këtyre reformave nga ana e Shqipërisë do jetë e rëndësishme për kuadrin negociues. Institucionet duhet të punojnë me njeri-tjetrin. Ne jemi në atë moment kyç, në atë moment që Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë BE-së. Kontributi juaj është kyç dhe me vendosmëri për të ardhmen, le ta marrim atë hap tjetër për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh Varhelyi.



Zyrtare i Komisionit Europian tha se BE e ka parë me optimizëm marrëveshjen e 5 qershorit mes palëve politike, por kjo marrëveshje u cenua nga ndryshimet Kushtetuese të 30 korrikut dhe miratimi i njëanshëm i draftit të PS në seancën e Kuvendit të datës 5 tetor. Mesazhi i tij ishte i prerë: “Palët duhet të ulen dhe të negociojnë për Reformën Zgjedhore”.

“Ne jemi me ju, po punojmë me ju që të bëheni shtete anëtare të BE-së dhe të integruara në jetën tonë. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për Komisionin dhe që nga dita e parë kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin. Jemi të bindur se e ardhmja e rajonit është në BE. Shqipëria i ka ndjekur me vendosmëri përpjekjet për reforma, vendi ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së kushteve. Përgëzoj institucionet e vetting-ut. Kemi parë edhe një numër operacionesh të suksesshme ndërkombëtare. Inkurajoj palët që të mbajnë fokusin në reformat e domosdoshme”, shtoi Varhelyi.

LEXO EDHE:

LIVE – Varhelyi fjalim në Kuvend: Interesi ynë strategjik, ta sjellim Shqipërinë afër BE

 

1


Etiketa: , , ,

Pas