Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Varret pa emër”, historia e zhdukjes së mijëra shqiptarëve në komunizëm

by mapo.al
01/07/2021
in Aktualitet, Dikur, Video
0

Regjimi totalitar komunist në 45 vite e ktheu territorin e Shqipërisë në një varrezë masive. Statistikat zyrtare njoftojnë vdekjet, me dhe pa gjyq, të mijëra kundërshtarëve të regjimit, ndërsa familjarët e tyre kërkojnë me shpresë prej dekadash të gjejnë eshtrat e tyre e t’u ndërtojnë një varr. Pas viteve ’90 një pjesë e tyre u gjenden nga përpjekjet e familjarëve, por 30 vite pas rënies së komunizmit, mijëra të tjerë figurojnë akoma të zhdukur.
Fondacioni Kujto – Arkiva online e viktimave dhe krimeve te komunizmit ka realizuar projektin “Varret pa emër” , një dokumentar me dëshmi të familjarëve dhe dokumente arkivore që tregojnë se si regjimi i Enver Hoxhës u soll me kundërshtarët politikë, duke i vrarë, burgosur e internuar dhe në mijëra raste duke u zhdukur varrin.

Nga Veriu në Jug, anash lumenjve, në male, pranë burgjeve, apo kampeve-burgje, pranë reparteve ushtarake, apo dhe pranë fshatrave të banuara, gjenden varre të humbura të përdorura nga ish-sigurimi i shtetit për pushkatimin dhe më pas varrosjen e kundërshtarëve politikë. Në të dhënat zyrtare janë të paktën 35 vendvarrimeve të tilla, por sipas dëshmive besohet se janë shumë më tepër.



Dëshmitë e familjarëve dhe dokumentet arkivore kanë ndihmuar për të krijuar një perceptim më të qartë mbi shtrirjen e këtyre vendvarrimeve sekrete dhe krijimin e një harte dixhitale interaktive që do të pasurohet me informacione hap pas hapi. (https://kujto.al/harta-e-vendvarrimeve/) Çdo njeri që ka dijeni për këto vendvarrime mund të ndihmojë në plotësimin e kësaj harte me informacione të reja duke klikuar në pikat në hartë dhe duke plotësuar formularin përkatës.

Projekti i realizuar nga Kujto.al u mbështet nga “ICMP Small Grant project” në kuadër të projektit të Bashkimit Europian “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese: adresimi i çështjes së personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste” të zbatuar nga International Commission on Missing Persons( ICMP) dhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 (AIDSSH), financuar nga Bashkimi Europian dhe Ambasada e Zvicrës në Tiranë.

Projekti do t’u mundësojë studiuesve shqiptarë dhe të huaj informacion bazë mbi këtë fushë, lehtësisht të aksesueshëm, duke rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë për krimet komuniste. Po ashtu u vjen në ndihmë familjarëve që të sjellin dëshmi dhe dokumente për të afërmit e tyre të zhdukur gjatë periudhës konuniste 1944-1991.

Mund ta shihni dokumentarin e plotë me titra në anglisht në kanalin e YT të kujto.al duke klikuar linkun më poshtë.

Tags: dokumentarkomunizëmvarret pa emerVideo

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Lirohet nga detyra drejtori i Sigurisë Publike, Gjovalin Loka

Lirohet nga detyra drejtori i Sigurisë Publike, Gjovalin Loka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In