Op Ed

Varrezat apo memorialet e huaja në Shqipëri- duhet referendum














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:42 - 16/08/19 |
Nga Pirro Prifti

Nga Pirro Prifti






Vendosja e Memorialit turk i vuri kapakun pusetës së vendimeve anormale madje armiqësore në vazhdën e vendimmarrjeve qeveritare ndër vite që kur është formuar Shqipëria e deri më sot.


Përse këto vendimmarrje të pakuptimta?







A është ligji që i lejon apo janë drejtuesit e zgjedhur apo dhe të emëruar që shkelin ligjin? Apo është dëshira e individit të zgjedhur për t’u dukur i rëndësishëm?




Të tria versionet qëndrojnë që kur doli ky lajm për Memorialin.



Vendosja e një Memoriali për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi është epilogu i një i veprimtarie anormale të shtetit shqiptar ndër vite, qoftë për sa i përket vizionit politik të Shqipërisë për të ardhmen, ashtu dhe për dëmtimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Nuk është fare normale që një Pushtetar lokal qoftë dhe Kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar- Tiranës, të vendosë për të ngritur një memorial të huaj që nuk ka lidhje direkte dhe as indirekte më Shqipërinë dhe aq më pak me Tiranën.

Vendimet që kanë impakt të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe për identitetin e tij, të realizuara qoftë me VKM-ra, qoftë me marrëveshje ndërshtetërore nuk duhet të jenë më të zbatueshme, sepse pavarësisht që këta njerëz janë zgjedhur nga populli nëpërmjet zgjedhjeve lokale apo parlamentare,- është e nevojshme që të miratohen nëpërmjet Referendumeve Popullore. Përse?

Sepse vendimmarrje të tilla të nxituara kanë shkaktuar në të kaluarën dhe po shkaktojnë në të sotmen madje dhe në të ardhmen përplasje të panevojshme dhe të vazhdueshme me fqinjët, pikërisht sepse ne nuk jemi konsekuentë në parimet tona të identitetit kombëtar dhe në detyrën e rëndësishme që duhet të realizohet – atë të integrimit europian.

Lajthitje të tilla dëmtojnë procesin dhe krijojnë konfuzion në popull dhe në të ardhmen e vendit se ku duhet të shkojë Shqipëria në Perëndim apo Lindje, në Qytetërim apo në Obskurantizëm, në një gjeopolitikë të re të integrimit në Europë duke bërë faktorin shqiptar të bashkuar, apo të bjerë Shqipëria në labirintet djallëzore të fqinjëve racistë.

Lexo edhe :  Bashkim Shqipëri-Kosovë? Rama tregon si do të votonte në referendum

Kjo mënyrë e të drejtuarit të shtetit nuk duhet të ekzistojë më, sepse askush nuk është pronar i Shqipërisë, as të zgjedhurit. Në Kushtetutën e Shqipërisë nuk është vendosur kot e drejta e Referendumit, pavarësisht se është vendosur formalisht dhe me shumë paraprita, në mënyrë që të vështirësohet bërja e një Referendumi.

Marrëveshja për detin që u hodh poshtë nga Gjykata kushtetuese, tregon se sa sensibile janë vendimmarrje të tilla, dhe miratimi  nëpërmjet marrëveshjeve i varrezave greke është anormale  sepse duhet patjetër mendimi popullor, dhe jo vendimi shtetëror apo partiak, qoftë dhe ai presidencial apo parlamentar. Askush nga këto institucione nuk mund të vendosë në kokë të saj për një veprim kaq delikat.

Vendosja e Memorialit turk pavarësisht justifikimeve, është një hap tjetër i nxituar dhe me përfitime fshatareske individuale, ku as populli shqiptar dhe as shteti shqiptar nuk fitojnë asgjë, madje dëmtohet rëndë hapja e negociatave.

Mendimi im është se ky vendim i nxituar i Bashkisë së Tiranës (ndoshta edhe me miratimin e qeverisë shqiptare), duhet të abrogohet dhe për momentin i duhet drejtuar ankesë  Gjykatës Kushtetuese nga Kolegji i Avokatëve apo nga Shoqata e Avokatëve.

Po kështu i duhet drejtuar Gjykatës Kushtetuese ankesë për vlefshmërinë e ndërtimit të varrezave greke. Dhe vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo duhet të kërkojë që vendime të ardhshme të kësaj natyre të zgjidhen me Referendum Popullor dhe jo me vendimmarrje të nxituara.

Askush nga të zgjedhurit nuk është pronar i Shqipërisë, por është shërbëtor i popullit shqiptar. Nëse nuk e kanë kuptuar këtë gjë të zgjedhurit dhe të emëruarit, – atëherë problemi qëndron te vetë natyra e individit, prandaj në këto raste të kërkohet Referendum.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas