Aktualitet

Varte të brendshmet në tel, debat mes fqinjeve: Po më josh burrin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:03 - 15/09/21 |
mapo.al

Një grua në Meksikë ka thirrur me urgjencë policinë, duke kërkuar të arrestojnë fqinjen e saj që kishte varur të brendshmet joshëse në kopshtin e shtëpisë.






42-vjeçarja Yuvitza E. tha se fqinja varte në tel te brendshmet erotike për të joshur burrin e saj.


Yuvitza akuzonte fqinjen “e paturp” për thyerje të “moralit dhe sjelljes së civilizuar”.







42-vjeçarja shpjegonte më tej se kishte gjetur shpesh bashkëshortin e saj duke shikuar të brendshmet e gruas të varura në kopshtin fqinjë.



Madje ajo shtonte se 23-vjecarja varte në tel të mbathurat erotike pikërisht të shtunave, kur e dinte që bashkëshorti i saj ishte në shtëpi.



Ajo shpjegonte se i kishte kërkuar vazhdimisht fqinjes të ndalonte “duke joshur” burrin e saj, por ajo vazhdonte të varte tangat në tel.

921


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas