Aktualitet

Vasili bën bilancin e Ramës: Në 7 vjet leu fasada, shtroi 10 herë bulevardin, shpenzoi miliona për luks








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:00 - 26/10/20 |
mapo.al

Nënkryetari i LSI, Patrit Vasili bën bilancin e Edi Ramës në 7 vite si kryeministër.


Vasili shkruan në Facebook se Rama leu fasada, shqepi dhe shtroi 10 herë Bulevardin e Tiranës, harxhoi qindra milionë milionë në luks, zhvati miliarda me koncesione.


Në fund të mandatit, shton Vasili, Rama u kujtua për ndërtimin e rrethrrotullimit te sheshi “Shqiponja”, duke futur në kaos trafikun në Tiranë.



Postimi
Per 7 vjet KM, Krye Mashtruesi, leu fasada, shqepi dhe shtroi 10 here bulevardin e Tiranes, harxhoi qindra milione me zyra luksi, ropi miliarda me koncesione dhe tendera sekrete edhe per leter higjenike.
Tani u kujtua per rrethrrotullimin te Shqiponja ne hyrje te Tiranes qe eshte prioritet. Apo ishte prioritet vetem pasi te mbaronin zhvatjet e tjera lart e poshte neper Shqiperi.


Kush ja ndali doren ta bente te parin kete? Krye Mashtruesit nuk ju ndal dora te jepte 1.2 miliard euro per nje koncesion rruge.


Krye Mashtruesit nuk ju ndal dora kur ju prishte shtepite me gaz helmues qytetareve. Krye Mashtruesit nuk ju ndal dora te falte edhe detin e Shqiperise. Keto nuk i ha më njeri Krye Mashtrues.

Tani Krye Mashtruesi po ju shton torturen njerezve pa marre asnje mase per mundesi reale alternative te trafikut pas bllokimit te rrethrrotullimit te Shqiponjes.

Per te hyre e per te dale ne Tirane qytetaret do hyjne neper rrugica te ngushta, do baderdisen nga karburanti, do shkaterrohen nga nervat, do humbasin kohe pa fund dhe do te levizin me 2km ne ore.
Turp KM, Krye Mashtrues!! 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas