Kryesore

Vasili dhe Bylykbashi: Gjiknuri tha se në ODIHR do shkojnë vetëm pyetjet e mia 







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 22/09/20 |
mapo.al

Edhe mbledhja e sotme e Këshillit Politik nuk ka sjellë ndryshime në qëndrimet mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me Reformën Zgjedhore.


Petrit Vasili tha se përfaqësuesi socialist, Damian Gjiknuri ka bojkotuar mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, pas depozitimit të kërkesës nga opozita, për t’i dërguar pyetjet ODIHR-it.


“Vendosëm draftin në tavolinë, qëndrimi i Gjiknuri ishte refuzues. Ai tha se vetëm pyetjet që bëj unë mund të shkojnë te OSBE-ODIHR. PS do të minojë dhe shkatërrojë Këshillin Politik. Të tmerruar nga realiteti i humbjes së zgjedhjeve thonë që këshilli politik qenka organizëm konsultativ.  Gjiknuri e tha qartë se partitë politike e bëjnë ligjin zgjedhor sipas interesave të tyre”, u shpreh Vasili.



Oerd Bylykbashi tha se opozita kërkon ruajtjen e koalicioneve sipas formulës aktuale. “Presim që PS të reflektojë sa më parë”, tha Bylykbashi.


Të pyetur nëse do të njohin ligjin e ri zgjedhor nëse kalon në mënyrë të njëanshme, Bylykbashi tha:


“Jemi vetëm 6 muaj nga data e zgjedhjeve, mazhoranca kërkon të ndryshojë mekanizmin me të cilat partitë marrin votat dhe votat e tyre përkthehen në mandate. Komisioni i Venecias dhe ODIHR i kanë vizë të kuqe këto elementë thelbësore nuk ndryshojnë nëse ka kaluar një vit, ligji do të ishte jashtë standardeve ndërkombëtare. Qëllimi i Këshillit është arritja e konsensusit për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Nëse nuk ka konsensus mekanizmi është t’i drejtohemi OSBE-ODIHR. Opozita ka për draft kodin zgjedhor ekzistues sa u përket koalicioneve parazgjedhore”, deklaroi ai.

Deklaratat e plotë e Bylykbashit
“Opozita e Bashkuar, siç ne kishim premtuar më herët, dorëzoi sot draftin e letrës, me të cilën Këshilli Politik i drejtohet OSBE/ODHIR-it me pyetje specifike në lidhje me çështjet thelbësore të mosdarkordësisë që përballet ky Këshill.

Ne kërkojmë ruajtjen e koalicioneve, siç janë sot në Kodin Zgjedhor, PS kërkon të ndryshojë rregullat e lojës, kur loja ka filluar, procesi zgjedhor ka filluar. Këtë shkresë e kemi përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre.

Siç ju e dini, Këshilli Politik është ngritur dhe ka funksionuar, deri në marrëveshjen e 5 qershorit, me nxitjen dhe mbështetjen e qartë të partnerëve ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë të SHBA, BE dhe, në këtë proces, opozita i ka qëndruar pikë për pikë angazhimeve të marrëveshjes së 14 janarit. Kemi kërkuar konsensus dhe konsensusi u gjet më 30 qershor mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.

Ndryshimet kaluan në Parlament, siç thoshte Marrëveshja e 14 janarit, pa ndryshime, dhe për ne u plotësua detyra e Këshillit. Sot, PS sërish refuzoi që t’i drejtohemi OSBE/ODHIR dhe përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit, edhe pse ishim të gatshëm të vazhdonim derisa të gjendej një konsensus mbi çfarë do t’i çojmë ODHIR-it.

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë që, duke përfaqësuar interesat e zgjedhësve shqiptarë, brenda në Këshill dhe jashtë Këshillit, do të vazhdojmë këtë detyrë për të garantuar standardet ndërkombëtare. Presim që PS të reflektojë sa më parë”.

Pyetje: Nëse do të miratohen në mënyrë të njëanshme në parlament, do ta njohë opozita jashtëparlamentare ligjin e ardhshëm të zgjedhjeve dhe a do të jeni të gatshëm të hyni në këto zgjedhje?
Oerd Bylykbash
i: Jemi vetëm 6 muaj nga data e zgjedhjeve. Ajo që kërkon maxhoranca është të ndryshojë mekanizimin me të cilin partitë marrin vota dhe votat e tyre përkthehen në mandate. Komisioni i Venezias dhe ODIHR-i e kanë vizë të kuqe. Këta elementë thelbësorë nuk ndryshojnë, nëse ka kaluar një vit. Ligji do të ishte jashtë standardeve ndërkombëtare.

Qëllimi i këtij Këshilli Politik është arritja e konsensusit për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Duke përmendur elementin thelbësor të funksionimit tonë, që është konsensusi dhe, nëse nuk ka konsensus, mekanizmi i zgjidhjes së konfliktit është t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it, i cili ka deklaruar gatishmërinë për të na e dhënë këtë përgjgije, ne kemi kërkuar funksionimin e mekanizmit. Prishja e funksionimit të mekanzimit, praktikisht, bën nul mënyrën sesi funksionon ky këshill.

Këshilli nuk ka për te qenë kurrë, as fasadë, as vulë noteri e maxhorancës për interesat e saj politikë. Ky këshill funksionon mbi bazën e konsensusit, siç funksionoi deri më 23 Korrik. Kjo është përgjegjësi e madhe që Edi Rama merr përpara opinionit publik shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për ne, ajo që është rënë dakord më 5 Qershor dhe është konkretizuar më 23 Korrik, qendron dhe nuk ka nevojë të ndryshojë.

Pyetje: Ka ndonjë shans që të sillni propozime konkrete, siç kërkon maxhoranca?
Oerd Bylykbashi:
Opozita ka për draft Kodin Zgjedhor ekzistues, përsa i përket çështjes së koalicioneve. Ajo që do që ta ndryshojë, në shkelje të standardeve ndërkombëtare, është maxhoranca. Duhet t’i japë llogari opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Për këtë ne i drejtohemi ODIHR-it.

Deklarata e Vasilit

Pyetje: A ka ndonjë shans që të sillni propozime konkrete ashtu siç kërkon maxhoranca, apo do të pranoni që deri më 30 shtator të kalojë në mënyrë të njëanshme propozimi për hapjen e listave?
Petrit Vasili: Dua t’iu bëj një gjë të qartë. Sot ne vendosëm në tavolinë draftin. Qëndrimi i zotit Gjiknuri ishte bojkotimi i plotë, ose më keq akoma tha që a mund t’i drejtohem unë me një pyetje OSBE/ODIHR-it dhe ne i thamë ke dakordësinë tonë të plotë së bashku me të gjithë çështjet e tjera. Jo tha zoti Gjiknuri, vetëm pyetjet që bëj unë mund të shkojnë te OSBE/ODIHR, pyetjet që bën opozita nuk mund të shkojnë, që ishin çështje madhore. Praktikisht ju e dëgjuat vetë dhe besoj ishit shumë të qartë dhe të vëmendshëm, që zoti Gjiknuri pohoi dhe e konsideroi thjesht dhe vetëm një këshill konsultativ, siç tha përpara jush, që nuk ka vendimmarrje, duke marrë përgjegjësi shumë të rëndë përpara shqiptarëve, por edhe përpara faktorit ndërkombëtar për minimin dhe shkatërrimin që do t’i bëjë Këshillit Politik Partia Socialiste.

Këshilli Politik ka qenë një këshill vendimmarrës dhe marrëveshja e 14 janarit përcakton qartë që produkti konsensual i Këshillit Politik shkon dhe miratohet në sallën e Parlamentit. Sot të tmerruar nga ideja dhe realiteti i humbjes së zgjedhjeve thonë që Këshilli Politik qenka thjesht një organizëm konsultativ, pra për mos t’u dëgjuar, për mos t’u respektuar e për t’u anashkaluar. Dhe e dyta që ju përcollët vetë, Gjiknuri dhe partia që përfaqëson tha qartë para jush që partitë politike e bëjnë ligjin sipas interesit të tyre.

Ne nuk jemi këtu si opozitë e bashkuar për interesat e partive politike tonat. Jemi vetëm për interesin më të mirë të shqiptarëve, që të kenë mundësi të zgjedhin lirë, pa presion, pa trysni, pa kriminalitete dhe populli të vendos vetë se kë do ai që ta qeverisë. Ndërsa për këta, ligji është vetëm interesi politik, pazari i ditës dhe shqip Gjiknuri thotë “Unë do ta pres e do ta qep kodin zgjedhor si t’i shkojë më mirë Partisë Socialiste.” Këto të dyja tregojnë fare qartë se cili ka qenë qëllimi i ndryshimeve kushtetuese, si ka qenë sjellja e Këshillit Politik.

Është shumë e qartë për gjithë shqiptarët po dhe për ndërkombëtarët, për këdo ndërkombëtar që mund të ketë pasur edhe iluzionin më të vogël, korrektesës politike që këtu kanë qenë vetëm e vetëm për të minuar me çdo kusht veprimtarinë e Këshillit Politik për një arsye shumë të thjeshtë. Këshilli Politik është një këshill i cili diskuton në mënyrë shumë transparente, të qartë, konsultohet me ndërkombëtarët, është në praninë e tyre me praktikat më të mira dhe prodhon një produkt i cili në çdo rast është konsensual dhe për këtë arsye nuk pëlqehet.

Duhet patjetër të jetë e njëanshme, të vendoset si duan ata dhe të rrëmbejnë çfarë duan ata në tavolinë. Ndaj kjo është edhe arsyeja pse ne konfirmuam qartë që të zgjidhim këtë problem të madh parimor që ka të bëjë më çështjen e koalicioneve dhe vazhdojmë më tej diskutojmë për çështjet e tjera. Por nuk mund të vazhdojmë të diskutojmë në një fushë politike me ferra, me driza dhe me poshtërsira politike duke prodhuar dije të ndryshimeve të njëanshme të minutave të fundit. Por, pa e pastruar këtë fushë nuk mund tu themi shqiptarëve që ky ishte produkti më i mirë që kishim për ta sepse e kundërta do ndodhte, do thonin ky është mashtrimi i radhës që ne gatuam për ju. Dhe për këtë ne nuk na kanë ortak në këtë çështje.


Etiketa: , , , ,

Pas