Aktualitet

Fyerjet e Ramës – Shehi: Faqorja më pak e dëmshme. Vasili: Ke dështuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:54 - 10/03/21 |
mapo.al

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama, ndaj emrave të koalicionit opozitar. Rama ironizoi emër për emër kandidatët në zgjedhje, ndërsa tha se Shqipëria nuk bëhet me figurat e vjetra dhe me faqoren e Dash Shehit.





Ky i fundit thotë se ia di për faleminderit kryeministrit Rama, pasi po i bën reklamë falas, dhe shton se faqorja është më pak e dëmshme, duke i kërkuar falje që e ka akuzuar gjithë këto vite kryeministrin për drogën dhe jetën e degjeneruar.





Më tej, Shehi i ka bërë thirrje shqiptarëve të bëjnë dallimin, mes tij që ka 30 vite në shtëpinë ku e la Enver Hoxha, dhe Edi Ramës që nga aventurat, sot luan me miliardat e shqiptarëve.


Ironive dhe akuzave të Ramës, i është përgjigjur edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Ky i fundit thotë se Rama është ai që ka marrë peng vendin dhe po luan me fatet e shqiptarëve.


“Kemi një kryeministër që për 8 vite nuk bëri asnjëherë detyrën e tij, por kemi një llafazan që është në hall të madh nga humbja e zgjedhjeve.

Pandemia për shkak të tij ndodhet në duart më të këqija që mund të kishte rënë. Një pandemi që nëse do ishte administruar në duar të tjera, do të kursente mijëra e mijëra infektime dhe dhjetëra vdekje më pak se këto që kanë parë këto kohë”, deklaroi Vasili.

Lexo edhe :  "Bashën nuk dua ta blej se nuk është Messi"- Rama: Jam i gatshëm për...

Me ironi iu përgjigj akuzave edhe kreu i PAA, Agron Duka, kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit.

“Meqënëse ka frikë të merret me bilancin e tij, po e nxjerr unë një arritje të këtyre 8 viteve. U pa puna, pas 25 prillit do t’ia gjej një vend në pulari…“, shkruan Duka.

Ndërkohë, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi me anë të një postimi në Facebook, bën thirrje që Edi Rama të lidhet, pasi sipas tij “ka luajtur mendsh.”

”Lidheni se ka rroitur Edvin Rama. Sot mu kujtua miku im Kim Mehmeti: Me thote ne nje nga bisedat tona:

Shpetim nuk eshte faji i Rames po i joni si popull , se :

EDVIN RAMEN , PO SHKOJ NE SPITAL S’TA KTHEJNE ME MBRAPSH ….,” shkruan Idrizi.

LEXO EDHE: 

Konferenca – Rama sulmon emër për emër kandidatët opozitarë

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas