Aktualitet

Vasili i kujton Ramës raportin e DASH: Shqipëria vendburim i kanabisit, tranzit për kokainën e heroinën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 18/10/20 |
mapo.al

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediat, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili, i ftuar në një forum ndërkombëtar që u zhvillua në Mynih, do të shprehej: “Krimi shqiptar nuk ekziston, nuk ka krim shqiptar”.


Vasili teksa citon raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, e quan kryeministrin një gënjeshtar pa shërim që e ka kapur krimi për zverku.


“E çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit përkundrejt mashtrimeve të këtij gënjeshtari pa shërim, por nuk është thjesht një gënjeshtar, e ka rrëmbyer krimi për zverku dhe nuk e lë të flasë, por e detyron të gënjej sepse përpara se t’iu lexoj se çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, ju e dini që kriminelët ky i ka në Kuvend të Shqipërisë, deputetë kriminelë dhe me rekorde kriminale, i njihni të gjithë.



Kryetarët e Bashkive me rekorde kriminale, shpërndarës droge e hajdutë e çfarëdo që të jenë i njihni të gjithë e plotë drejtorë e njerëz të tjerë që përbëjnë kastën e tij drejtuese.


Këtë e dinë të gjithë, por çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit: “Shqipëria është vend burimi i kanabisit që drejtohet nga krimi i organizuar, është vënë tranziti për heroinën e kokainën “, që komandohet gjerësisht dhe lehtësisht nga krimi i organizuar dhe lëviz drogërat e paligjshme pasi korrupsioni i lartë, mungesa e qeverisjes, pra qeveria e keqe që ia bën autostradë, ia bën shumë të lehtë këtë gjë.


Çfarë thotë tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit: “Evidentohen laboratorë të drogës. Pra që i lejon dhe i mbështet qeveria dhe është e gjitha në funksion të tyre. Shqipëria evidentohet thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, kujtoni ky thotë nuk ka krim, thotë se Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e krimit të organizuar, për krimin që vepron kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës, Lindjen e mesme dhe Amerikën e Jugut.

Shqipëria thotë Departamenti i Shtetit është shënuar në prodhues dhe eksportues të sasive jashtë zakonisht të mëdha të marijuanës drejt Europës, por edhe një vend tranzit edhe për heroinën dhe kokainën që vjen nga Afganistani si një portë kyçe tashmë Shqipëria për shpërndarjen e drogës në gjithë Europën”, shprehet Vasili.

Nënkryetarit i LSI nuk le pa përmendur as operacionin e famshëm Forca e Ligjit dhe faktin që drejtuesi i saj u jepte informata grupeve kriminale.

“Shqiptarët nuk janë njerëz që i gënjen dot kollaj, as një mendje shumë e zgjuar jo më një mendje e trashë si e Edi Ramës, sepse një nga drejtuesit kryesor të operacionit të famshëm forca e ligjit u evidentua nga partnerët ndërkombëtarë që u shiste informacione kriminelëve. Pra kjo strukturë që u ngrit nga Edi Rama që do të luftonte kriminelët ishte vetëm dhe vetëm një strukturë për të marrë informacione nga partnerët ndërkombëtarë që duan të luftojnë krimin e organizuar në Shqipëri e për t’ia dhënë krimit. Pra shërbëtorët e krimit do të luftojnë krimin”, shprehet Petrit Vasili.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas