Deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar edhe një herë në lidhje me lajmin se në Shqipëri do të vijnë ish-luftëtarët e ISIS, të cilët sdo të akomodohen në një kamp.
Vasili në një postim në Facebook, ku ka publikuar dhe videon e konferencës së Ramës me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, shkruan se është një i sëmurë dhe i paepur në gënjeshtra.
Postimi plotë
Kryeministri yne genjeshtren e ka semundje pa sherim dhe nuk kurseu as kryeministrin Borisov.
Qe kryeministri yne e ka genjeshtren menyre jetese nuk eshte lajm.
I palodhur, i paepur dhe pa sherim ne semundjen e tij te genjeshtres, ai ne rastin e qendres se reabilitimit te ish te kthyerve nga ISIS, nuk kurseu as kryeministrin e Bullgarise Borissov dhe e nxori ate si njeri qe nuk di ç’flet duke harruar qe ai eshte kryeministri i nje vendi anetar i BE dhe mik i Shqiperise si Bullgaria.
Meqenese ky mashtruesi i semure kryeministri yne prap i ra ne qafe opozites, lexoni vete se ç’ka thene z.Borisov, por meqe ky mashtruesi ne krye te qeverise s’ka turp po ju veme be dispozicion edhe videon e konf per shtyp qe edhe ta shikoni.
“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp.