Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës lidhur me negociatat për Presidentin. Deputeti socialist u shpreh sot se kjo është hera e parë që një mazhorancë hyn në bisedime për të pasur një President.
Postimi i Petrit Vasilit:
Taulant Balla nga halli i Ramës thau memorjen dhe çuditi dynjanë kur thotë për her֝ë të parë bëhen bisedime për presidentin:
“Është hera e parë që një mazhorancë hyn në bisedime me dakordësinë për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit”.
Po mirë mo Taulant po në 3 qershor 2012 për të zgjedhur presidentin harrove që u takua Berisha, Rama, Patozi dhe Ruçi. Ju vazhdoni thëlloni gropën septike dhe nxirrni në fund një president qe vjen erë. Për të freskuar kujtesën që u ka futur në xhep Rama ja fotot e 3 qershorit 2012