Një ditë pasi gazeta gjermane Bild publikoi 16 përgjime të reja ku pjesë e tyre është edhe kryeministri Rama, në lidhje me shit-blerjen e votave në qarkun e Dibrës, ka reaguar edhe ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili. Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një video të Edi Ramës, pjesë e fjalës që ai ka mbajtur para kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore, teksa mohonte përgjimet.