Aktualitet

Vasili publikon shifrat: Numri i vdekjeve është rritur me 30%









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:19 - 22/01/21 |
mapo.al

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka thënë se shifrat e vdekjeve në Shqipëri në vitin 2020 janë rritur me rreth 6 mijë vdekje më shumë nga mesatarja e disa viteve me radhë.



Vasili theksoi se mesatarja e vdekjeve në Shqipëri ka qenë 22 mijë vdekje në vit, ndërkohë që këtë vit kemi 28 mijë vdekje, një rritje thuajse 30%.


“Shifrat e vdekjeve në Shqipëri në vitin 2020 janë rritur me rreth 6 mijë vdekje më shumë nga mesatarja e disa viteve me radhë. Duke e krahasuar që nga viti 2012 e këtej, mesatarja e vdekjeve në Shqipëri ka qenë 22 mijë vdekje në vit, ndërkohë që këtë vit kemi 28 mijë vdekje, një rritje thuajse 30 për qind. Kjo rritje sigurisht është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me pandeminë nga Covid-19, një fakt që është vërtetuar në mjaft vende evropiane të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm, por problemi kritik qëndron se Shqipëria, nga pikëpamja zyrtare, qeveria e Shqipërisë, ka raportuar rreth 1200 vdekje në krahasim me 6 mijë vdekje që kanë ndodhur e që lidhen në mënyrë të padiskutueshme me pandeminë. Pra, kemi shumë të qartë një situatë ku shifrat e vdekjeve fshihen dhe e vërteta fshihet.

Kohë më parë, në dhjetor të vitit që lamë pas, opozita bëri publike që shifrat nuk raportoheshin me korrektesë dhe pikërisht pas këtij denoncimi, edhe vetë shifrat zyrtare u rritën me 200 për qind, por realiteti na tregon se këto shifra janë mjaft më të larta se sa kaq. Pothuajse 6 herë më të larta. Kujt i intereson kjo fshehje e së vërtetës? Kjo i intereson vetëm qeverisë së propagandës që ka zaptuar zyrat e shtetit shqiptar, sepse të mos raportosh shifra të tilla, do të thotë mijëra njerëz që vdesin, pa kujdesin shëndetësor të duhur, familjarët e tyre që nuk njohin shkakun që është Covid-i e që mund të infektohen dhe tua transmetojnë infeksionin të tjerëve, e për pasojë të ketë humbje vdekjesh të tjera”, ka thënë Vasili.



1



Etiketa: , , ,

Pas