Aktualitet

Vasili: Rama bashkëpunëtor në vrasjen e Klodian Rashës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:32 - 15/12/20 |
mapo.al

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si bashkëpunëtor në vrajsen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.



Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha të martën se kryeministrin Rama po “merr përsipër të bëjë alibi të turpshme për të mbuluar krimin shtetëror” në vrasjen e Klodian Rashës.


“Përballë krimit shtetëror të qartë dhe pa ekuivok, Kryeministri mori përsipër që të bënte alibinë më të turpshme të këtij krimi shtetëror dhe të bënte mbrojtjen e sjelljes kriminale, e cila ndodhet në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Vasili në një deklaratë.




Sipas Vasilit shqiptarët prisnin që Ardi Veliu të shkarkohej dhe të përballej me drejtësinë.



Deklarata e plotë


Sot është shuar çdo iluzion që Kryeministri i Shqipërisë do të reflektonte qoftë edhe një milimetër të vetëm, në raport me të gjithë sjelljen kriminale dhe mashtruese të demonstruar në të gjithë këto ditë tragjike dhe që janë demonstruar anë e mbanë vendit.

Përballë krimit shtetëror të qartë dhe pa ekuivok, Kryeministri mori përsipër që të bënte alibinë më të turpshme të këtij krimi shtetëror dhe të bënte mbrojtjen e sjelljes kriminale, e cila ndodhet në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Sot qytetarët shqiptarë prisnin në mënyrën më normale dhe më korrekte, si detyrim kushtetues e shtetëror, që të gjithë ata që drejtojnë kupolën e policisë, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë e të gjithë të tjerët me radhë, jo vetëm të ishin shkarkuar, me qenë se ndërgjegjen për të dhënë dorëheqjen nuk e kanë, por të ishin në duart e drejtësisë, të ishin në gjendje arresti, masë kjo që merret dhe për krime e vepra penale nga më minoret e që në mënyrë normale ndodh përditë në gjykatat e Shqipërisë.

Sot shqiptarët prisnin që mashtruesit dhe fshehësit e krimit shtetëror, ata që guxuan që të ndjerin Klodian Rasha në komunikatën e parë t’i atribuonin një armë për të justifikuar gjoja mbrojtjen e një shteti i cili vret pas shpine, pra qëllon pas shpine e tenton t’i lërë krimin në dorë viktimës së shkretë. E pasi kjo alibi ra, e dyta më e shëmtuar se e para, ishte mbushja e opinionit publik me idenë se i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me precedentë penalë, i dyti hap i poshtër, mashtrues e kriminal kundër të ndjerit e kundra të gjithë shqiptarëve.

E treta më e rëndë se e para, që i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me probleme psikike. Pra ishin gati ta vrisnin në mënyrë të njëpasnjëshme të riun 25 vjeçar, të cilin e ekzekutuan me plumba pas shpine, pak metra larg shtëpisë së tij. E në krye të gjithë kësaj alibie shtetërore është vetë Kryeministri, i interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, që klima e krimit shtetëror dhe terrori të mbizotërojnë në vend. E duke parë që kjo është krejtësisht e pamundur, merr përsipër që bashkëpunëtorët e tij në krim, t’i mbrojë me çdo kusht.

Para shqiptarëve ekziston një kryeministër mashtrues, demagog dhe për fat të keq i inkriminuar aq thellë, sa nuk ka guxim të ecë përpara. Ju sot dëgjuat që Kryeministri me gojën plot thotë që edhe sikur 500 mijë shqiptarë të dilnin, unë nuk e shkarkoj drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Por çfarë thotë ky njeri, kur është në opozitë, ky mashtrues dhe ky demagog? Po ua citoj fjalë për fjalë, pa lëvizur presjen, Edi Rama kur ishte në opozitë: “Në rast se një polic europian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vet, e i merr jetën një të riu europian, dorëhiqet automatikisht ministri i brendshëm, shkarkohet prefekti, zhvishet komisari dhe polici përfundon pas hekurave. Kryeministri europian vërtetë dënon moralisht, dhunon dhe kërkon publikisht që drejtësia të ndëshkojë shkelësit e ligjit, por edhe i kërkon ndjesë popullit të vet për fatkeqësinë e premton ristrukturim të forcave të rendit.” Edi Rama në opozitë u kërkon të tjerëve shkarkimin e të gjithë kupolës dhe ristrukturim, kurse Edi Rama në pushte edhe 500 mijë vetë po të dalin, nuk e shkarkojnë dot drejtorin.

Të nderuar qytetarë! Secili është sovran në zgjedhjen e tij, në shprehjen e vullnetit, në votën e tij, por asnjë shqiptar nuk thotë dot dhe nuk ka mundësi të thotë dot, që nuk ka përpara një mashtrues, një të inkriminuar dhe një njeri të bërë njësh me krimin shtetëror. Pasi, këto citime që u thashë çfarë thotë ky në opozitë e çfarë bën ky në maxhorancë, do të thotë që ky vetëm i mashtron e i poshtëron shqiptarët, e nuk preket që edhe t’i vrasë ata.

Krimi shtetëror nuk ka alibi. Drejtësia sot, a pak orë më pas, a pak ditë më pas, a pak javë më pas, është e pamundur të mos dalë. Të tërë ata që kanë iluzionin që do të fshihen pas potureve apo panolinave të Edi Ramës, gabojnë rëndë dhe vetëm rëndojnë shumë e më shumë pozitën e tyre. Drejtësia vonon, por nuk harron! Faleminderit të gjithëve. 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas