Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën e kontrollorëve të Albcontrol, që ka paralizuar fluturimet në aeroportin e Rinasit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili thekson se koha e Kushtetutës dhe ligjit po gjëmon. Mes të tjerash, Vasili mes ironisë thekson se “Rampalla bëri qesharake Ushtrinë, që lufton me armiq imagjinarë dhe përdoret sa herë që i hyn lepuri në bark.”
REAGIMI I VASILIT
Koha e Rampallës ka mbaruar!
Koha e Kushtetutes dhe ligjit po gjemon. Rampalla beri qesharake Ushtrine, qe lufton me armiq imagjinare dhe perdoret sa here qe i hyn lepuri ne bark.
Koha e kthimit te dinjitetit te Ushtrise po buçet. Rampalla e beri armike te qytetareve policine sa here qe frika i merr shalët.
Koha e kthimit te Policise ne mike te qytetareve dhe ligjit po bubullin.
Rampalla eshte kryefjala e frikacakeve dhe batakçinjve pa atdhe. Referendumi mbarepopullor i 25 prillit eshte kryefjala e te rinjve dhe rejave, e burrave dhe grave, qe s’ju dridhet syri dhe per atdheun japin gjithshka.
LEXO EDHE:
Greva e kontrollorëve – Ushtria dhe FNSH mësyn në zyrat e Albcontrol
Etiketa: Vasili