Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale, pas raporteve më të fundit të mediave ndërkombëtare, ku Shqipëria rezultonte e para në botë për konsumin e kokainës për frymë.
Ja statusi i plotë i Petrit Vasilit në Fb:
“Shqipëria është e para për kokainën. “The Economist” e thotë qartë. Kryeministri nuk mërzitet për këtë, bile gëzon shumë se kokainën që u shet ai përdorin shqiptarët. Prandaj nuk e konteston artikullin.
Shqipëria është e para edhe për kapjen e drejtësisë, fillim e mbarim nga kryeministri, dhe Washington Times dhe jo vetëm ajo e thonë shqeto.
Këtë e konteston kryeministri, se këtu ka hallin e madh se e di mirë që drejtësia vonon, por nuk harron…dhe nuk do të harrojë çfarëdo që të bëjë ai.
Shqipëria është e para edhe për pasjen e një kryeministri të çmendur. I çmendur, se i duket sikur udhëheq botën, i çmendur se tallet me urinë e shqiptarëve, i çmendur se qesh kur i thonë që 60% e të rinjve duan të largohen nga ky vend, i çmendur kur zgërdhihet se 53% e shqiptarëve duan të ikin, i çmendur se duartroket kur kriminelët rrëmbejnë paratë publike dhe zaptojnë zyrat e shtetit, i çmendur se është gati të shesë edhe Shqipërinë, edhe Kosovën”.