Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagon fill pas postimit dhe thirrjes publike të mjekut Dritan Koçiaj, drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në “Facebook”, Vasili i drejtohet mjekëve, duke u kërkuar të mos ia vendosin në prehër betimin e Hipokratit, “hipokritit” të qeverisë.
Teksa e cilëson të papërgjegjshëm, çnjerëzor dhe njeriu që i mëshon vetëm propagandës, Vasili i kërkon kryeministrit Rama të japë dorëheqjen.
“Ik, largohu, zhduku dhe lutu që të harrohesh si e keqja më e madhe që ka parë ky vend, ku ligësia dhe paaftësia janë bërë bashkë kaq fort vetëm tek ty”, shkruan Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit në “Facebook”: