Kryesore

Vasili: Zero kushte të reja nga opozita, asnjë lëshim grabitjes së votës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 01/06/20 |
mapo.al

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pjesë e tryezës së Këshillit Politik për reformën zgjedhore mohon që opozita të ketë vendosur kushte të reja sikundër pretendon përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri, apo siç aludoi edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.


“Zero kushte të reja nga opozita e bashkuar për Reformën Zgjedhore. Kushte të reja bllokuese të konsensusit nga hajdutët e zgjedhjeve të Dibrës, të zgjedhjeve të 2017 dhe votimeve moniste të 2019, për të legjitimuar vjedhjen e votave”, shprehet numri dy i LSI.


Petrit Vasili thotë se identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve që garanton votën e lirë nga vjedhjet janë aty prej javësh.


“Asnjë lëshim nuk do t’i bëhet grabitjes së votave. Rilindja kërkon të mbushë kutitë, të numërojë vetë dhe të nxjerrë po vetë rezultatin. Fajtore për shkatërrimin e zgjedhjeve është vetëm rilindja që duhet të heqë dorë menjëherë nga shkatërrimi i Reformës Zgjedhore”, thotë Vasili.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas