Aktualitet

Vasilika Hysi largohet nga Partia Socialiste – Rama: Po i hap rrugë kalamajve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 03/03/21 |
mapo.al

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, ka komunikuar sot largimin nga kjo forcë politike, pas 12 viteve angazhim.





Në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe podiumin ku u fol kryesisht për Reformën në Drejtësi, Hysi deklaroi se nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.


Ndërsa kreu i qeverisë u shpreh se ky vendim ka ardhur me dëshirën për t’i hapur rrugë të rinjve, duke i cilësuar këto të fundit “kalamaj”.




“Vasilika më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Vasilika me gjithë konsideratë,  dhe besoj nuk kishte vend më të mirë se ky, ku ti ke një rol kyç për ç’ka kemi bërë për Reformën në drejtësi”, – tha Rama.


1



Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas