Aktualitet

Vatra e re e koronavirusit në botë, mijëra viktima gjatë 24 orëve në Amerikën Latine





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:54 - 04/06/20 |
mapo.al

Pandemia globale e shkaktuar nga Covid-19 duket se është zhvendosur në Amerikën Latine pasi dy shtetet e mëdha Meksika dhe Brazili kanë shënuar një numër të lartë viktimash nga koronavirusi.


Pandemia e koronavirusit që tashmë ka mbërthyer botën fillimisht e pati origjinën në Wuhan të Kinës ku dhe mori qindra jetë njerëzish, dhe infektoi mijëra të tjerë.


Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Meksikë, me 1.092 vdekjet e reja numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 11.729 ndërsa me 3.912 raste të reja ka arritur në 101.238 numri i rasteve.


Në këtë vend rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.


Mësohet se deri më tani në Meksikë janë shëruar 73,271 njerëz ndërsa në gjendje të rëndë janë 378 pacientë.

Nga ana tjetër edhe Brazili po përballet me një numër të lartë viktimash ku sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.349 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 32.548 ndërsa me 28.633 raste të reja ka arritur në 584.016 numri i rasteve.

Sipas faqes së internetit “Ëorldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.


Etiketa: ,

Pas