Aktualitet

Vatrat e zjarrit – Vendi në flakë, Peleshi ka humbur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:00 - 02/08/21 |
mapo.al

Dhjetra vatra zjarri janë aktive në mbarë vendin, ndërsa përgjigja e qeverisë është pothuajse e papërfillshme. Prej vitesh, rilindja që mburret se ka bërë shtet nuk ka sigurar mjetet dhe paisjet minimale që emergjencat civile të përballojnë situatën në kushtet e temperaturave ekstreme. Ministri i Mbrojtjes, ka humbur gjurmët, edhe pse flakët janë shpërndarë kudo.






Vatrat e zjarrit në Shqipëri po shtohen, dhe tendenca është që të ketë edhe më shumë sipërfaqe të p[ërfshira nga flakët, duke parë tremperaturat e larta dhe përgjigjen e dobët ose inekzistente të qeverisë. Prej gati 10 ditësh tashmë zjarri ka përpirë Karaburunin dhe është afruar edhe në zona të banuara, dhe ende flakët nuk janë vënë nën kontroll.


Fieri ishte për disa ditë nën një gjendje katastrotike nga djegia e mbetjeve. Ndërkohë, dje pasdite, një vatër e rrezikshme zjarri është shfaqur në Mamurras, pranë zonave ku ka banorë. Nga raportimet e para, rezulton te se nuk kishte ndërhyrje nga autoritetet.







Media ka mbajtur dje në krye të lajmeve situatën me zjarret dhe ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes nuk po dukej gjekundi. Peleshi vetë nuk është parë në aksion, ndërkohë që ka pasur një komunikatë të zbehtë me shkrim. Dhjetë nga 12 qarqet, janë në rrezik të lartë nga zjarret për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin tonë. Vetëm në Dibër dhe Durrës pritet nivel “i moderuar” rreziku.




Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.
Pamdjet dje ishin tronditëse nga Mamurrasi. Flakët kanë përfshirë dhjetëra metra shkurre, ndërkohë tymi ka mbuluar vendin.



Ndërsa makinat kanë mbetur të bllokuara, pasi zjarri është shumë afër rrugës kryesore, çka bën të pamundur kalimin e automjeteve nga ana tjetër e rrugës. Edhe pse tymi ka mbuluar vendin, dhe flakët përhapen me shpejtësi, në vendngjarje nuk shihet asnjë zjarrfikëse.

Prej vitesh rilindja mburret se ka krijuar shtet, ndërkohë që mungojnë investimet, instrumentat dhe paisjet minimale për të përballuar këtë emergjencë civile, që përsëritet cdo sezon veror për shkak të temperaturave ekstreme. Lajmi i keq është se teksa qeveria nuk bën asgjë, edhe java që po vjen pritet të ketë mot shumë të nxehtë cka favorizon shtimin dhe përhapjen e vatrave të zjarrit.

Prençi: 70 vatra zjarri, qeveria s’bën asgjë
Ish-kreu i emergjencave civile Shemsi Prençi ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur mbi vatrat e zjarrit që janë aktive në shumë zona të vendit, dhe që sipas tij nuk janë shuar për shkak të dështimit të strukturave të shtetit.
Prençi tha se për momentin janë më shumë se 70 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, dhe Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e saj janë inekzistente në territor.

Sipas ish-kreut të emergjencave civile, situata më e vështirë ka qenë ajo e Fierit, ku sipas tij kanë qenë autoritetet vendore dhe qendrore, që i kanë vënë qëllimisht flakën mbetjeve urbane, për të favorizuar mafien e plehrave.

Zjarret kanë më shumë se një muaj që kanë përfshirë territorin e Shqipërisë, duke nisur nga Vermoshi, rreth 35 ditë më parë. Zjarri u fik nga pala e Malit të Zi, ndërsa në Shqipëri nuk u reaguar fare, më pas ishte vatra e zjarrit në Malin e Tomorrit, ku pavarësisht thirrjeve të presidentit, nuk u ngritën struktura. Janë më shumë se 70 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, ku nuk kryhen operacione, me keqardhje kemi konstatuar se asnjë prej strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes nuk kanë kryer operacione. Janë miliona lekë investime që janë bërë në strukturat e mbrojtjes civile, dhe paisjet nuk janë blerë. 

Si mundet që të marrë zjarr menjëherë një zonë aq e madhe sa ajo që ishte vendi i grumbullimit të mbetjeve në Fier, zjarri ka një vatër, ka një shpejtësi të operimit, sesi përhapet nga një zonë me shkurre, në një zonë me bimëri, si përhapet në çfarëdo lloj natyre. Bashkia e Fierit e la tre ditë që zjarri të vazhdonte, zgjodhën variantin për ta izoluar duke hedhur dhe, këtu ka një skemë korrupsioni masiv, e përcaktuan ata variantin që të mbulohej me dhe, për të thënë se këto mbeturina u trajtuan në incenerator, duke vjedhur taksapaguesit e Fierit”, tha Prençi.

Zjarret, MM: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën
Efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes janë angazhuar këto ditë përkrah pushtetit vendor për shuarjen e vatrave të zjarreve në zona të ndryshme të vendit.
Pas gati 8 orësh në betejë me flakët u arrit që të izolohej vatra në kodrat e Ksamilit. Operacioni u ndoq nga zv/ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, e cila në përfundim inspektoi terrenin, dhe përgëzoi efektivët e DMR Gjirokastër dhe forcat zjarrfikëse, për punën e palodhur.

Një falenderim shkon, jo vetëm për forcat operacionale, efektivët e Ksamilit, por për të gjithë efektivët e Shqipërisë, të cilët janë duke shuajtur varta të tjera zjarri. Edhe një herë treguat që me punën dhe përkushtimin tuaj të arrijmë që të mos kemi pasoja”, u shpreh zv/ministrja e Mbrojtjes, Bici.

Ndërkaq ajo paralajmëroi të gjithë zjarrvënësit që, me qëllim ose jo, dëmtojnë natyrën.

Unë do të kisha një thirrje për të gjithë banorët e Ksamilit, pushuesit, të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre dhe siguroj që kushdo që me veprimet e tij rrezikon të shkatërrojë natyrën e bukur që na ka falur Zoti do të vihet para përgjegjësisë penale. 

Ministria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të gjitha strukturat e tjera përgjegjëse do të jenë në krye të detyrës për çdo situatë emergjente, që mund të na paraqitet, duke patur parasysh se jemi në stinën e verës dhe temperaturat e larta janë në disfavorin tonë”, theksoi zv.ministrja e Mbrojtjes.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ben me dije se puna për normalizimin e situatës po vijon edhe në Karaburun, ku paraqitet rasti më i vështirë. Grupit të punës për shuarjen e flakëve u janë bashkuar edhe 85 forca të tjera, ndër të cilët 40 janë efektivë të FA. Po ashtu puna po vijon edhe në qarkun Fier, ku po punohet me mjete te tonazhit të rëndë.

Vatra aktive mbeten në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë, ku zjarri ka djegur sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por edhe në fshatin Delvinë, bashkia Përmet. Puna po vijon për normalizimin e situatës edhe në fshatin Shikaj, bashkia Kukës, në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, ku janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pyll pishe.

1


Etiketa: , ,

Pas