Aktualitet

Vazhdimisht pinte kafe buzë rrugës, si u kurdis atentati ndaj biznesmenit Muça














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:58 - 24/08/21 |
mapo.al

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Bledar Muça në Lushnje. Viktima u vra me të paktën 3 plumba, ndërsa ndaj tij janë qëlluar me breshëri automatiku 21 plumba.






Nga të shtënat u plagosën edhe 5 persona të tjerë, mes tyre dhe kunati i viktimës. Ndërkohë raportohet se viktima nuk ruhej ndonjë ngjarje të mundshme.


Në tavolinën ku u qëllua për vdekje, biznesmeni pinte vazhdimisht kafe. Kjo tavolinë ishte e pozicionuar në buzë të rrugës kryesore pranë lokalit të tij “Bar Pedonale” në Lushnje.







Kjo lë të kuptohet se autorët i kanë ditur dhe kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës.



Pak minuta pas ngjarjes një makinë tip Golf 5 u gjet e djegur në fshatin Thanasaj, ku brenda saj u gjetën edhe dy kallashnikovë.

Policia ka shpallur në kërkim dy persona, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije.

LEXO EDHE:

Vrasja/ Muça i martuar me mbesën e “Mustaqekuqit” të “Hakmarrjes për Drejtësi”

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas