Një argjendari është vjedhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në qendër të Lushnjes.
Vjedhja dyshohet se është bërë nga 4 persona që kanë qenë të maskuar.
Report Tv ka mësuar se vlera e mallrave të grabitur kap vlerën e 10 milionë lekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Kjo është argjendaria e dytë që grabitet në harkun kohor të më pak se 3 javëve