Aktualitet

Vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës, njihuni me parashikimi e motit për sot





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:23 - 25/03/20 |
mapo.al

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.


Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 07ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 15ºC.



Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.


Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje. Në zonat e thella malore reshjet do të jenë në formën e borës.Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 08ºC.


Etiketa:

Pas