Kronika, Kryesore

Vazhdojnë tragjeditë me protagonistë gardistët: Vret gruan, arrestohet

Me vrasje dhe vetëvrasje, gardistët vazhdojnë të jenë protagonistë të kronikës së zezë. Raportohet se një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare.


Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias, ndërsa punonjësi i gardës Alket Arapi është arrestuar nga policia pas vrasjes.

Viktima është Ervilma Seferaj.

Gardisti e ka qëlluar tre herë me armën e shërbimit gruan duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën duke qarë.

Pas ngjarjes, 44-vjeçari është arrestuar menjëherë nga shërbimet e policisë. Çifti ka një fëmijë, ndërsa nuk dihet se për cfarë ka qenë konflikti në familje që solli edhe ngjarjen e rëndë. Gardisti është me arsim të lartë ushtarak (1993-1997), me gradën Kapiten me 21 vite punë ne Gardën e Republikës. Ai njihet si njeri me sjelle të mirë, ndërsa ishte edhe predikues i riteve fetare.

Alket Arapaj ishte i pajisur me armë e shërbimit tip pistoletë, të cilën në bazë të ligjit ka të drejtë ta mbajë me vete edhe jashtë orëve të shërbimit. Krimi në familje në Shqipëri ka marrë përmasa të frikshme, pasi vetëm në 40 ditët e para të këtij viti janë shënuar gjashtë viktima

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas