Politika

Vazhdon furtuna në MIE, ikën drejtori i KESH, vjen Benet Beci: Ja pse e pranova ofertën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:29 - 28/01/19 |
mapo.al

Vazhdon furtuna nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.






Burime për News24 bënë me dije se është shkarkuar drejtori i KESH Agron Hetoja.


Ndërkohë po të njëjtat burime pohojnë se Benet Beci emërohet drejtori i ri i KESH. Nga viti 2005 deri më sot, Beci mbante postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ai ka qënë gjithashtu edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën shtator 2005–Janar 2008.







Z. Benet Beci ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për periudhën Shkurt 2008 – Tetor 2012. Aktualisht ishte drejtori i fondit te zhvillimit.




“E pranova me kënaqësi këtë propozim si shenjë të besimit, por edhe si mundësi që përvojën time prej shumë vitesh si menaxher dhe drejtues, ta zbatoj edhe në një sektor tjetër strategjik, siç është KESH”, ka thënë Beci pas emërimit drejtor i Korporatës Elektronergjitike Shqiptare.

Lexo edhe :  Superkorporata, a do të bashkohet KESH me OSHEE?


Java e kaluar pati disa lëvizje të tjera në këtë ministri dhe institucionet varësisë. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama u largua nga detyra zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko. Në vend të tij u emëruar zv.ministër ish-deputeti Ilir Bejtja. Bejtja ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Po kështu Drejtori i OST dha dorëheqjen pas publikimit të skandalit me kompaninë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe me dokumentet të falsifikuara. Ndërkohë edhe kreu i ARRSH Afrim Qendro u shkarkua nga detyra. Lëvizja tjetër ishte ajo e kreut të Autoritetit Portual Durës, Afrim Bakaj, i cili u shkarkua nga kjo detyrë.

1


Etiketa: , , ,

Pas