Aktualitet

Vazhdon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD, kur shpallet rezultati














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:50 - 18/07/21 |
mapo.al

Partia Demokratike mblodhi dje Kuvendin Kombëtar ku u miratuan ndryshimet statutore dhe u votua për anëtarët e rinj.






Votimi u mbyll mbrëmjen e djeshme ndërkohë që procesi i numërimit vazhdon akoma, ku pritet që deri në orët e mesditës të ketë përfunduar.


Këshilli Kombëtar i PD aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani dhe janë 300 emra që do të zgjidhen së bashku me deputetët.







Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka treguar ecurinë e deritanishme të procesit të numërimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.



Sipas tij, numri i delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar, nga 7,646 delegatë gjithësej, të pranishëm në Kuvend kanë qenë 5,703.



Këshilli Kombëtar këtë herë vjen me një risi pasi 90 anëtarë do të jenë femra dhe 45 do të jenë të zgjedhur nga forumi rinor i PD.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas