Aktualitet

“Të bashkojmë shqiptarët”/ Basha: Rama e ka KÇK të skalitur në ballë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:18 - 13/05/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha për “Aktualitet” në Fax News se Kryeministri Edi Rama e ka KÇK-në në ballë ndërsa pohoi se nuk është detyra e opozitës tashmë vetëm të denoncojë por edhe të bashkojë shqiptarët.


“Edi Rama e ka të skalitur në ballë atë KÇK që thotë, ai dhe qeveria e tij, por detyra jonë është të shokojmnë përtej denoncimeve, është të bashkojmë shqiptarët. Parlamentin duhet ta nxjerrin qytetarët jo oligarkët. Media duhet të jetë e lirë dhe më e rëndësishmja ekonomia duhet të jetë e lirë”, tha kreu demokrat.


Basha deklaroi gjithashtu se ka takuar gjatë këtyre ditëve njerëz në gjithë Shqipërinë që nuk kanë vetëm probleme të skajshme ekonomike por edhe mendore, ndërsa po i referohej gjendjes së vështirë psikologjike që është krijuar së fundmi.


“Kam takuar në Tiranë, Durrës dhe kudo nëpër Shqipëri njerëz që janë në pikën e tyre të fundit, kur e them këtë nuk e them vetëm nga ana ekonomike por edhe nga ana mendore, por janë taksapagues që për vite me radhë kanë paguar taksa, dhe sot kur kanë më shumë se kurrë nevojë për t’ju shtrirë dorën, qeveria ju shërben 10 oligarkëve”, tha Basha.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas