Saturday, June 10, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

VD/ Historia e trishtë e 30-vjeçarit shqiptar me COVID, qëndroi 5 javë në koma

by mapo.al
27/12/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Dita kur jeta e Valon Krasniqit pothuajse ndryshoi përgjithmonë ishte 17 gushti.

Krasniqi, 30 vjeç, motoçiklist muskuloz, entuziast, sapo ishte kthyer nga pushimet me familjen në Shqipëri, kur papritur nuk ndihej mirë.



Një test për koronavirus tregoi se ai dhe motra e tij më e madhe ishin infektuar.

Por ndërsa motra shfaqte vetëm simptoma të lehta, Covid-19 përparon me ashpërsi te Valoni.

Ai nuk ishte i vaksinuar – disa javë para sëmundjes kishte tentuar të caktonte një datë, por në atë kohë vaksina ishte ende në mungesë dhe thuhej se fillimisht duhet t’u jepej përparësi të moshuarve, shkruan media gjermane WDR.

Prej ditësh ai kishte temperaturë të lartë dhe mezi hante apo pinte ndonjë gjë. Pastaj ai mezi merrte frymë. Familja e tij thërret ambulancën që e çon në një klinikë në zonën ku jetont Krasniqi, Bergheim.

Por edhe aty mjekët dhe infermierët panë se si gjendja e 30-vjeçarit përkeqësohej me shpejtësi.

Pas një jave ai pësoi edhe një trombozë në krahun e djathtë dhe u transferua në spitalin St. Vinzenz në Këln.

Më 26 gusht, mjekët kryen një operacion urgjent për t’i shpëtuar jetën.

“Dhe në të njëjtën mbrëmje që më operuan, më futën artificialisht në koma”, thotë Krasniqi me zë të ulët gati katër muaj më vonë.

I riu i stërvitur mirë, i cili dikur peshonte 93 kilogramë, tani është vetëm një “hije e vetes”. Krasniqi është dobësuar për rreth 65 kilogramë.

Të bardhat në sytë e tij janë zverdhur për shkak se mëlçia pati probleme ndaj ilaçeve të shumta që Krasniqi ka marrë në muajt e fundit.

Por Krasniqi buzëqesh, sepse ai mbijetoi.

Lufta me virusin filloi vërtet me koma. Në këtë moment mushkëritë e 30-vjeçarit ishin aq të dobëta sa mjekët duhet t’i bëjnë frymëmarrje artificiale.

Deri më 2 nëntor, gati dhjetë javë, Krasniqi qëndron me një lloj “mushkërie artificiale” që furnizon gjakun me oksigjen.

Edhe kur ekipi mjekësor mundi ta nxirrte nga koma pas pesë javësh, ai mbeti serish i varur nga aparati.

Por është edhe familja që i jep forcë të riut, shkruan më tej media gjermane.

Gruaja dhe motra e tij bëjnë gjithçka që mundën për ta bërë 30-vjeçarin të ndiejë se familja e tij është pranë tij. Dhe merrte mbështetje nga ekipi i kujdesit intensiv.

E shoqja i përdor kryesisht vizitat për të dekoruar dhomën e spitalit me foto të të afërmve dhe miqve.

Ajo vendos fotografitë dhe letrat që mbesat dhe nipat e Krasniqit i shkruajnë për të. E gjithë kjo duhet ta motivojë atë të bëhet mirë.

“Rasti i z. Krasniqi është një histori e madhe suksesi”, thotë profesori Christian Strassburg, i cili aktualisht po trajton Krasniqin në Spitalin Universitar të Bonit.

Dhe për shkak të natyrës së tij pozitive, ai ua lehtëson punën edhe mjekëve dhe infermierëve. /Telegrafi

Tags: Covid-19KoronavirusiValon Krasniqi

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Atentati në Peqin/ Pasi e vranë, autorët i dogjën edhe makinën viktimës

Atentati në Peqin/ Pasi e vranë, autorët i dogjën edhe makinën viktimës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In