Aktualitet

Vdekja e 26-vjeçarit në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë: Gati të jap dorëheqjen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 04/05/20 |
mapo.al

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, thotë se është i gatshëm të jap dorëheqjen, pasi mësoi vdekjen e 26-vjeçarit që qëndronte në karantinën e vendosur nga shteti në Prishtinë.


Si Arben Vitia qysh mbëmë kur e kam marrë lajmin, kam menduar dorëheqjen. Edhe në momentin kur po flas, si Arben Vitia, po e mendoj një gjë të tillë. Por po flas si ministër i Shëndetësisë që kam përgjegjësi shumëdimensionale, e një nga dimensionet do të jetë zbardhja e këtij rasti”, ka deklaruar ai.


Ai ka bërë thirrje nga çdo institucion të kryejë hetime. “Ne do të bëjmë thirrje të bëhen hetime nga drejtësia, por edhe hetim parlamentar”, ka thënë Vitia para gazetarëve.


Babai i 26-vjeçarit, Naim Musliu ka deklaruar se djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, e se fajtor për atë se çka ka ndodhur janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.


Arben Vitia


Etiketa: ,

Pas