Aktualitet

Vdekja e 29-vjeçares, familjarët denoncojnë mjeken: Nuk iu bë holluesi i gjakut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:56 - 06/07/21 |
mapo.al

Një 29-vjeçare në Durrës ka ndërruar jetë dje, 5 ditë pasi solli fëmijën në jetë. Viktima është Ardita Muça nga Arapaj. Familjarët akuzojnë bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm duke bërë denoncim në drejtorinë e Policisë së Durrësit.






Ka qenë tezja e së ndjerës e cila ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifiti, e cila ka ndjekur gjatë shtatzënisë 29-vjeçaren. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut.


“Denoncim po. Është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ka vdekur për fajin e mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollues gjaku.







A vdes një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti? Vetëm tre hollues ka bërë, po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani.” ka thënë tezja e të ndjerës.

Lexo edhe :  Sekuestrohen në Portin e Durrësit ilaçe pa pullë dhe 10 500 euro


Ndërkohë vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë i është nxirë shtëpia pas humbjes së 29-vjeçares.



Ma ka pas zbardhur shtëpinë komplet. Tani më është nxirë shtëpia. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin.” ka thënë vjehrri i 29-vjeçares.

Por çfarë thotë policia për ngjarjen e rëndë të Durrësit?
“Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës Ardita Muça, banuese në Shkallnur. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar”.

Tashmë pritet që prokuroria të sekuestrojë kartelën mjekësore të fatkeqes dhe të marrë në pyetje mjekët lidhur me pretendimet e familjes.

LEXO EDHE:

Vdekja e të resë pas lindjes, Policia: Po kryhet ekspertiza

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas