Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve rusë, ambasada: Presim hetim të plotë nga Shqipëria














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:54 - 17/10/21 |
mapo.al

Ambasada ruse ka reaguar në lidhje me vdekjen e katër turistëve që u gjendën të pajetë, në një hotel në Qerret, mbrëmjen e 15 Tetorit.






Në një njoftim për mediat, ambasada bën me dije se trupat e viktimave do të riatdhesohen në vendin e tyre, teksa bëjnë me dije se po merren me hetimin e ngjarjes.


Ambasada shkruan se pret një hetim të plotë nga drejtësia shqiptare për vdekjen e rusëve.







Njoftimi




Rreth vdekjes së katër shtetasve rusë në Shqipëri



Ambasada ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel afër qytetit të Kavajës.

Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe heton rrethanat e asaj që ka ndodhur.

Ne llogarisim një hetim të plotë nga pala shqiptare e shkaqeve të vdekjes së rusëve.

Njoftohen të afërmit e të ndjerit. Do të ketë riatdhesim të trupave në vendlindje.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas